Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas takimit të sotëm me presidentin serb Vuçiç në Bruksel, duke thënë se takimi ishte pozitiv dhe konstruktiv.

“Edhe më herët pata thënë se plani evropian është bazë solide për të ecur përpara”, u shpreh Kurti, ndërsa tha se fokusi i palëve do jetë në zbatimin e këtij plani.

Kurti deklaroi se do të ketë takime të nivelit të lartë nga mesi i muajit mars me ndërmjetësimin e bashkimit evropian. “Jemi në rrugë të mbarë, dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për fqinjësi të mirë”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët.

Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: