TIRANE

Deputetja demokrate, Grida Duma e cila është edhe pedagoge pranë univeristetit të Shkencave Sociale ka publikuar një video nga auditorët bosh.

Duma shprehet se studentët i dhanë një leksion të mirë ‘parisë’ prepotente të vendit. Ajo shton se bojkotimi i mësimit nga studentët ngrohu shpresën e shqiptarëve.

“Në mbi 15 vite leksione nga sallat e universitetit, sot sallat janë bosh dhe studentët nuk marin por po japin leksione. Ata i dhanë nje leksion të madh “parisë” prepotente të vendit dhe nën acarin e stinës ngrohën shpresën më të madhe të shqiptarëve për ndryshim”, shkruan Duma.

Balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: