Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu, ka ironizuar Presidentin Ilir Meta, në një deklaratë që kreu i shtetit bëri sot, e ku tha se ka kërkuar anëtarët e rithemelimit që të mos preken makinat e parkuara në oborrin e selisë blu, ditën ku ndodhi protesta.

Logu sjell foto të makinave të shkatërruara nga gurët e sendet e forta e shkruan:

“Ai komunikimi në What’s up dukej më tepër si kujtesë për të thyer xhamat se sa thirrje për vetëpërmbajtje!”.

Kujtojmë se në një deklaratë për mediat, Meta, tha se më datë 8 janar, ka komunikuar me Belnind Këlliçin, anëtar i Komisionit të Rithemelimit dhe i ka kërkuar që protesta të jetë paqësore e të mos preken makinat, pasi është provokim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: