TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka komentuar protestën e qytetarëve çekë kundër emërimit të një ish-komunisti, aktualisht deputet, në krye të Komisionit Parlamentar të Kontrollit të Forcave të Sigurisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Spahia thotë se një shembull i tillë duhet t’i shërbejë si frymëzim edhe qytetarëve shqiptarë.
28685810_1981953648798692_3594153098776827888_n
“Nën thirrjet “Komunistët janë vrasës!” dhe “Mjaft më!”, me dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës Çeke mbushen rrugët e qyteteve të tyre për të protestuar kundër emërimit të një ish-komunisti, aktualisht deputet, në krye të Komisionit Parlamentar të Kontrollit të Forcave të Sigurisë. Respekt dhe solidaritet për qytetarët Çeke dhe kudo në botë, sa herë protestohet kundër komunizmit. Uroj që shembulli i tyre të shërbejë si frymëzim edhe për bashkëkombasit e mi!”, shkruan deputeti i PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: