Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot për dhënien e mandatit të deputetit 4 kandidatëve të rinj nga listat shumë emërore të PD dhe LSI.

Kështu KQZ vendosi sot t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, Floriana Dhimitri, Qarku Korçë, Andi Përmeti, Qarku Berat, Eugen Bojaxhi dhe Qarku Tiranë, Erion Piciri.

Ata pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare.

Gjithashtu KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

KQZ vendosi njoftimin e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë, për vazhdimin e procedurave, për dhënien e mandatit kandidatit të listës shumë emërore të subjektit politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Adelina Ceka, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: