TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar sot në Fier një bashkëbisedim me qytetarë dhe ekspertë, në lidhje me Reformën Territoriale. Berisha deklaroi se me ndarjen territoriale aktuale komunitetet dhe fshatrat u braktisën.

Ai tha se PD është e angazhuar në një betejë shumëanëshe dhe se grupi i punës do paraqesë para shqiptarëve një projekt të ri të reformës territoriale që ka vetëm një synim, rikthimin te qytetari.

“Ju jeni njerëz politikë dhe alfa e demokracisë fillon me votën dhe përfaqësimin. Ky këto i shkatërroi nëpërmjet reformës në qeverisjen vendore. Përveç kësaj në mënyrën jo më demokratike, i la bashki të gjitha ato që donte dhe sot Gjirokastra me 120 mijë banorë ka 7 bashki, kurse tiranë me mbi 1 mln banorë ka gjithsej 4 bashki. Ky është koncepti i Edi Ramës për demokracinë, për përfaqësimin dhe ndaj ai përbën një rrezik të madh kombëtar. Pas kësaj vijoi me dhunimin e votës, vazhdoi me patronazhistët, me përdorimin e të gjithë shtetit për votën , me bandat, terrorin dhe sot qëndron në pushtet në mënyrën më të paligjshme. Ne jemi të angazhuar në një betejë shumëanëshe. Në një anë alternativat që do iu ofrojmë qytetarëve. Grupi i punës me në krye Oerd Bylykbashin, Yllsi Asllanin, Ivi Kason, Bresnik Aliajn dhe ish-qeveritarët tanë vendorë të shkëlqyer do paraqesin para shqiptarëve projektin e ri të reformës territoriale i cili ka vetëm një synim, rikthimin te qytetari. Sot personeli i emëruar dhe në tërësi pushteti vendor shpenzon rreth 10% më shumë se shpenzonte më parë, shërbimet janë përtokë, investimet janë përtokë. Para dy ditësh dëgjova kreun e qarkut Korçë i cili i tha se gjatë 8 viteve janë ndërtuar në këtë qark 58 km. Kjo është një histori që komunitetet u braktisën, fshatrat u braktisën, përqendrimi i fondeve u bë tërësisht në Tiranë, ose në fushata elektorale dhe u bë një vjedhje që nuk ka kufi.
Sot shkarkoi Ahmetajn për një aferë që ka 4 vjet që zien. 32 mln euro për inceneratorin e Fierit, i Tiranës 189 mln euro, nuk ekziston. Ndërtohet një rrugë nga tuneli i Krrabës në Farkë 30 mln euro rroga. Ndërtohet në Tiranë zgjerimi i unazës 22 mln. Vjedhje pas vjedhje. Ka një problem këtu, njerëzit thonë epo punët e shtetit janë, jo mo jo janë taksat e qytetarëve. Është njësoj si të na vjedhë secilin prej nesh. Në rrafshin politik ai insiston te Ballkani i Hapur dhe ne kundërshtojmë si një projekt të cilin Vuçiç jo Sali Berisha e deklaroi një javë pasi u firmos në Novisad, është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Këtu ata që kanë lexuar e kujtojnë si Enver Hoxha bënte gjithçka në 45 për ta shndërruar Shqipërinë në republikën e shtatë”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb