Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, theksoi se dhimbja e komunitetit Jezidi që u masakrua në sulmet e organizatës terroriste DEASH, 6 vite më parë ndaj rajonit Sinjar të Mosulit nuk është harruar dhe se ky komunitet sot ndodhet nën persekutimin e organizatës terroriste YPG/PKK.

Në një mesazh të postuar nga Twitteri, Çavuşoğlu tha se “Në memoriet tona ndodhet ende dhimbja e masakrës që DEASH kreu gjashtë vite më parë kundër Jezidëve. Fatkeqësisht Jezidët që shpëtuan nga persekutimi i DEASH-it, edhe sot ndodhen nën kthetrat dhe persekutimin e organizatës terroriste PKK”.

– Sulmi i DEASH-it kundër Jezidëve në vitin 2014

Organizata terroriste DEASH, më 3 gusht 2014 sulmoi rajonin Sinjar ku rrëmbeu mijëra gra dhe fëmijë, si dhe vrau meshkujt Jezidi.

Për shkak të konflikteve të përjetuara gjatë dhe pasi DEASH pushtoi një të tretën e Irakut në vitin 2014, mbi 5 milionë irakianë braktisën shtëpitë e tyre dhe u detyruan të strehohen në qytetet më të sigurta në veri dhe në jug.

Pavarësisht se në dhjetor 2017 u njoftua se Iraku është pastruar nga DEASH-i dhe se të gjithë qytetet janë marrë nga organizata, bëhet e ditur se qindra mijëra irakianë që kanë migruar brenda vendit nuk mund të rikthehen ende në shtëpitë e tyre për shkak se nuk janë rindërtuar sërish rajonet e rrënuara gjatë konflikteve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb