Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me mbështetje të Qendrës së Bamirësisë “Mbreti Selman” dhe nën kujdesin e Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë, ka bërë të mundur akordimin e 154 bursave të studimit për nxënës të medresesë së Tiranës dhe Elbasanit.

Delegacioni nga Arabia Saudite, me në krye Ambasadorin, z. Fajsal Gazi Hifdhi dhe përfaqësuesin e qendrës humanitare, z. Abdulaziz Othman, zhvilluan vizita zyrtare në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku u pritën nga kreu i KMSh-së, H. Bujar Spahiu, dhe drejtuesit e medreseve të lartëpërmendura.

Në fjalën e tij, Kryetari i KMSh-së, z. Spahiu, i falënderoi për ndihmën e dhënë dhe për marrëdhënien e mirë institucionale që deri më tani është konkretizuar në disa marrëveshje bashkëpunimi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa Ambasadori, z. Fajsal Gazi Hifdhi, u shpreh se ky projekt e ka pikënisjen në marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet dy popujve tanë dhe në udhëzimet e drejtpërdrejta të Mbretit Selman bin Abdulaziz.

Fondi i bursave është në vlerën e rreth $300.000 dhe do tu akordohet 154 nxënësve në formën e bursave për vitin shkollor 2021-2022.
Shtresa e përfituesve janë nxënës jetimë dhe ata me gjendje të vështirë ekonomike e sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb