Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj e ka cilësuar akt të turpshëm mungesën e KMSH-së në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut nga presidenti turk, Erdogan. Në një intervistë për VOA, Bruçaj tha se ky ishte një turp për protokollin e shtetit shqiptar.

“Me thënë të drejtën çdo shqiptar është mirënjohës ndaj Turqisë për ndihmën e dhënë dhe investimet e bëra. Fakti që në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, nuk ishte prezent asnjë përfaqësues nga Komuniteti Mysliman është një akt i shëmtuar. Unë them që është një turp i protokollit të shtetit shqiptar. Unë besoj se më në vështirësi është ndjerë zoti Edi Rama, se imagjinojeni si një shtëpi, që të vjen një mysafir që të ka ndihmuar dhe ti do ta sejdisësh mirë, po ai ka shumë huqe dhe teka dhe ti e toleron që mysafirin ta përcjellësh.

Më mirë që s’ka qenë prezent Komuniteti Mysliman pasi inaugurim xhamie nuk ishte ajo, ishte më tepër një miting politik i organizuar nga partia e Erdoganit, mënyra si të ftuarit kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia dhe gjithçka. Është për të ardhur keq që një simbolikë fetare, siç është inaugurimi i xhamisë përdoret për axhendën politike të një shteti të huaj”, tha Bruçaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: