NGA ERMELINDA HOXHAJ*
TIRANE- Komunitetet rome dhe egjiptiane në tri qarqe kryesore të vendit, Korçë, Berat dhe Vlorë kanë qenë pjesë e një programi për zhvillimin dhe integrimin e tyre të financuar nga Bashkimi Europian dhe PNUD. Objektivi i këtij projekti sipas menaxheres së zyrës së komunikimit në PNUD,Nora Kushti,është të kontribuojë në fuqizimin social dhe ekonomik të komunitetit rom dhe egjiptian që jetojnë në këto tri qarqe të Shqipërisë. Nëpërmjet këtij programi, anëtarët e komuniteteve rome dhe egjiptiane janë trajnuar dhe më pas në bazë të arritjeve të tyre, ata kanë përfituar edhe financime për të zhvilluar biznesin, në mënyrë që tëgjeneronin të ardhura edhe të mbanin familjet.

PROGRAMI
Kohëzgjatja e programit “Mbështetje për përfshirjen Sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane” (SSIREC) ishte 36 muaj. Projekt nisi në korrik të 2012 dhe përfundoi në qershor të vitit 2015. Fondi i financimit për këtë projekt është 1.695 milionë euro. Ku kontribuues janë me një vlerë prej 1.5 milionë euro Bashkimi Europian, me 150 mijë euro PNUD dhe 45 mijë euro qeveria shqiptare. Pjesë e ndërhyrjes janë zonat e populluara nga komunitetet rome dhe egjiptiane, në qarkun Berat, Vlorë dhe Korçë.

“Synimi kryesor i programit ishte fuqizimi social dhe ekonomik i popullatës rome dhe egjiptiane në Shqipëri. Fillimisht u përcaktuan prioritetet lokale nga komunitetet, që kryesisht kishte të bënte me ndërhyrjet infrastrukturore. Për realizimin dhe zbatimin e tyre ishte i nevojshëm partneriteti me autoritetet lokale”, sqaroi Nora Kushti, menaxhere e zyrës së komunikimit pranë PNUD. Falë programit, anëtarët e këtyre komuniteteve u trajnuan dhe shumë prej projekteve të tyre individuale u financuan.

Financime ka pasur në sektorin e bujqësisë, në dhënien e fidanëve si ka qenë rasti i personave që përzgjodhën të mbillnin sherebel, bimëmedicinale, por ka pasur edhe raste më specifike, ku dikush ka kërkuar furrë, pasi punonte me qeramikë, apo donte të hapte një studio fotografie etj. Rastet e suksesit në këtë program kanë qenë të shumta, pasi përfituesit e këtyre programeve nëpërmjet zhvillimit të biznesit dhe mbështetjes që kanë marrë nga PNUD kanë bërë të mundur që tëzhvillojnë më tej biznesin dhe tëgjenerojnë të ardhura për familjet e tyre. Falë këtij programi është bërë i mundur edhe investimi në zonat ku jetojnë komuniteti rom dhe egjiptian, si investime në infrastrukturën rrugore, por edhe ngritja e qendrave ndërkulturore komunitare dhe ndërtimi i kopshteve në Berat dhe Novoselë të Vlorës, si dhe fusha e sportit në Korçë.

PROBLEMATIKAT
Përfaqësuesit e shoqatave si problem kryesor të këtyre komuniteteve ngrenë nivelin e ulët arsimor, shërbimin shëndetësor, strehimin dhe papunësinë. Alime Avdiu, përfaqësuese e shoqatës “Amaro Drom” tregon se në qarkun e Beratit, por edhe në qarqet e tjera ku ka komunitet rom, problem ështëmosregjistrimi. “Kemi mbi 100 fëmijë të paregjistruar në qarkun e Beratit. Veç fëmijëve, ka shumë prindër që edhe vetë nuk janë të regjistruar në gjendje civile, kjo gjë i pengon ata të marrin shërbim shëndetësor”, sqaroi Alime Avdiu. Po ashtu, edhe papunësia është një ‘plagë’ e këtij komuniteti.

“Veç problemeve të tjera që ka komuniteti rom dhe egjiptian, ne problem kryesor kemi atë që e ka dhe mazhoranca, papunësia. Shumica e familjeve rome jetojnë me tregti, 80-90% e tyre. Mundësitë e punësimitnë gjelbërim apo në pastrimin e rrugëve janë të pakta, kryesisht ata e mbajë familjen me mbledhjen e kanaçeve dhe materialeve të tjera tëriciklueshme”, tregoi ValentinaPeshollari, punonjëse në qendrën komunitare në Bashkinë Pogradec.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: