Muzikë filmash por edhe pjesë të cilat ekzekutohen për herë të parë! Zgjodhi ta pagëzojë “Koncert në prag të Krishtlindjes” koncertin e tij kompozitori Aleksandër Lalo, i ekzekutuar nga Kuinteti i Harqeve, i Tunxhit dhe Sekseti i Saksofonëve. Për çka mundet edhe të cilësohet si një koncert unik për të cilin kompozitori punon prej muajsh.

Nga një sallë koncertesh e Kishës Autoqefale Ortodokse në Tiranë, veç pjesëve premierë, erdhi edhe muzika e filmave shqiptarë e krijuar nga kompozitori Lalo, e përshtatur këtë herë për formacionin e Tunxhit…e bëhet fjalë për muzikën e filmave si “Shtëpia jonë e përbashkët”, “Gëzhonja e vjetër” apo “Mimoza llastica”.

Koncerti s’mund të mos jetë një mozaik muzikor…dhe është rrjedhojë e një mendimi disa vjeçar i kompozitorit e që bën bashkë disa pjesë muzikore të përzgjedhura prej krijimtarisë së tij…njësoj bëhen bashkë këtu edhe instrumentistë shqiptarë prej orkestrës së Radios, asaj të Teatrit Kombëtar të Operas, por edhe të Ansamblit Kombëtar dhe Bandës së kryeqytetit, pasi vetëm kështu mundej të realizohej ky koncert i cili shënoi për ata që ishin në këtë sallë, një mbrëmje jo të zakontë!

(d.b/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: