TIRANE– Universiteti i Arteve ka mirëpritur sërish orkestrën e Radio Televizionit Publik Shqiptar në koncertin e radhës të muzikës klasike. Emra të njohur të skenës i kanë dhënë një tjetër ngjyrim sallës, me tingujt e muzikës malteze, norvegjeze dhe çeke.

I ftuar special i këtij koncerti ishte dirigjenti maltez, Joseph Debrincat, njëherësh themelues i Kuartetit për klarinetë “Victoria” dhe profesor i teorisë së muzikës në shkollën e muzikës në Maltë. Debrincat ka përpunuar, orkestruar dhe redaktuar një numër të konsiderueshëm të punimeve për formacione të ndryshme muzikore.

Pjesa e dytë vijoi me koncert për piano në la minor, me soliste Silvana Skënderi, pedagoge në Universitetin e Arteve.

Skënderi ka një aktivitet të gjerë me artistë dhe dirigjentë të shquar të vendit dhe të huaj. Repertori i saj artistik përmban shumë koncerte recitale si soliste, por edhe në muzikën e dhomës, në Shqipëri dhe Europë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: