Maluma, një nga këngëtarët më të famshëm në botë pritet të mbajë nesër koncertin e tij të parë në Tiranë.

Por, reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi u ka bërë thirrje ndjekësve që të bojkotojnë këtë koncert. Në një postim në rrjete sociale, Stresi thotë se populli nuk ka bukë për të ngrënë, ndërkohë që për organizimin e këtij koncerti kërkohen rreth 700 mijë euro.

  • foto galeri

“Populli nuk ka bukë për të ngrënë? Dhe e dini sa ka shkuar kostoja e këtij koncerti? Mbi 700 mijë euro organizim. Bojkotojeni këtë koncert”, shkruan Stresi.

Përveç Maluma-s, në këtë koncert do të këndojë edhe artistë shqiptarë si Ronela Hajati dhe Elgit Doda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb