TIRANE- Këngëtarja mjaft e njohur britanike Jessie J, mbërrin në Tiranë, për të kënduar në sheshin ‘Nënë Tereza’ për ‘Natën e Bardhë’, festë kjo që përkon edhe me 70—vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Avioni me të cilin udhëtonte ka mbërritur në Tiranë pak minuta para se ora të shkonte 16:00.

Koncerti në të cilin do të jetë këngëtarja, pritet të startojë sonte, rreth orës 19.00, në sheshin “Nënë Tereza”.

Këngëtarja 26-vjeçare pritet të përformojë sot live përpara mijëra fansave në Tiranë, të cilët do munden ta shijojnë muzikën e saj pa bileta.

Performancën e saj në Tiranë e ka bërë të ditur pak javë më parë, vetë këngëtarja në profilin e saj në Facebook.

Jessie J njihet për vokalin e saj të jashtëzakonshëm dhe këngë të cilat janë shndërruar në hite në mbarë botën. Ajo ka me mijëra adhurues në Shqipëri.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: