Pas pretendimeve se këngëtarja shqiptare, Dua Lipa kërkoi shuma të caktuara parash për të performuar në koncertin e 10 vjetorit të pavarësisë ka folur babai i saj, Dukagjin Lipa.

Spekulime të shumta qarkulluan se Dua Lipa refuzoi të performonte për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, pasi kërkoi një shumë të madhe të hollash.

Babai i këngëtares, Dua Lipa dhe njëherësh pjesë e stafit menaxherial të saj, Dukagjin Lipa ka thënë se Dua asnjëherë nuk ka pasur ftesë zyrtare për të kënduar për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndjejmë keqardhje”, ka thënë Lipa për Kohën Ditore.

Me heret Presidenca e Kosovës ka deklaruar se është tentuar që të ftohen për të performuar edhe Dua Lipa edhe Bebe Rexha, por se një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: