Pas një mungese prej më shumë se 1 viti të aktiviteteve kulturore dhe artistike për shkak të pandemisë COVID-19, “Serenata21” i riktheu Korçës gjallërinë e munguar. 17 këngë korçare, serenata të riorkestruara që u interpretuan nga këngëtarët korçarë, rikthyen emocionet e forta tek qytetarët dhe turistët që kanë pushtuar Korçën.

Këngëtarët e kane pritur me entuziazëm këtë organizim dhe ngjitjen në skenë pas pauzës për shkak të pandemisë.

Koncerti “Serenata21” është i pari që çeli kalendarin e larmishëm të aktiviteteve në qytet për t’i dhënë një hov jetës artistike dhe asaj turistike në këtë vit që shpresojmë të jetë i fundit, i prekur nga COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: