TIRANE

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka diskutuar pr.ligjin për koncesionet dhe PPP. Në mbledhje ishte i pranishëm vetëm anëtari i LSI, ndërsa mungonin ata të PD.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se synimi i këtij pr.ligji është përmirësimi i kuadrit ligjor për dhënien e koncesioneve dhe PPP.

Ajo tha se përmes këtij pr.ligji që do hyjë në fuqi në 1 korrik 2019 do hiqen ofertat e pa kërkuara për operimin në rrugën nacionale si dhe do hiqet bonusi për propozimet e pa kërkuara.

“Synimi është të përmirësojmë kuadrin ligjor për dhënien e koncesioneve dhe PPP. Duhet të theksojmë se në hartimin e  këtij projekti janë marrë në konsideratë edhe opinionet e ndërkombëtarëve si FMN apo BB. Të lejohen propozimet e pa kërkuara vetëm për realizmin e porteve, aeroporteve dhe të energjisë. Për ndërtimin, operimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë nuk do të ketë propozime të pa kërkuara. Përmes këtij pr.ligji hiqet bonusi për propozimet e pa kërkuara dhe do kompensohen me vlerë monetare që nuk do jetë me e lartë se 1% e investimit”- tha ministrja.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb