Ndërsa denoncoi votimin sot në parlament për koncesionin e rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren të cilën e konsideroi si grabitjen më të madhe në 30 vite, kryedemokrati Lulzim Basha tha se koncensionet e pastrimi masiv i parave në ekonomi, përbëjnë rrezik për destabilizimin e vendit, për sigurinë kombëtare dhe për ndalimin e integrimit europian të vendit. Basha tha se të gjithë personat, duke nisur nga punonjësi më i thjeshtë e deri te kryeministri do i nënshkruhen ligjit Antimafia, në bashkëpunim me SPAK e BKH.

“I vetmi përjashtim është vjedhja e grabitja e pasurive të shqiptarëve. Cdo akt cdo veprim e cdo firmë e Ramës, ka për qëllim grabitjen e shqiptarëve. Pasojat e aktivitetit kriminal janë shkatërrimtare për vendin për buxhetin për pasuritë kombëtare dhe kanë pasoja të rënda politike, në kapjen e pushtetit nga krimi, destabilizimin e vendit. Koncesionet korruptive kanë sjellë dëme kolosale, qindra miliarda euro të grabitura, të gjitha paratë e buxhetit po kontraktohen nga Rama për 15-20 vitet e ardhshme, do të shkojnë në xhepat e Ramës apo 4 – 5 oligarkëve të lidhur me të.” tha Basha ndërsa theksoi se dëmi është i pallogaritshëm edhe në ekonomi.

“Dëmi është i pallogaritshëm edhe në fushën e ekonomisë, po zhvendosen nga tregu bizneset e ndershme, për të vendosur monopolet. Këto politika kriminale ekonomike të Ramës, kanë sjell shkatërrim, janë paratë e Ndue Kolës, si paratë e dajës së tij “Gjoka construcion”. Dajë e nip kanë marrë gjysmë mld euro kontrata nga Rama. E gjithë kupola e PS është sot e kapur nga krimi organizuar nga interesat klienteliste të cilat kanë pasoja shkatërruese për proceset politike në vend.

Koncensionet e pastrimi masiv i parave në ekonomi, përbëjnë rrezik për destabilizimin e vendit, për sigurinë kombëtare dhe për ndalimin e integrimit europian kërcënimi kryesor për integrimin europian.
Bashkë me paralajmërimin që i drejtoj sot parlamentit të cunguar, dhe cdo anëtari të këtij parlamenti e bëj të qartë se nuk ka gjë më të rëndësisihme se zhdukja e ndikimit e pasojave kriminale me të cilën Rama ndan plaçkën e vjedhur shqiptarëve.

Hetimi në nivel i korrupsionit të lartë, është prioritet absolut, cdo kontratë do të konsiderohet vepër penale dhe do i nënshtrohet ligjit Antimafia në bashkëpunim me SPAK e BKH.

Cdo kompani private e person privat publik i përfshirë në këto afera, nga më i thjeshti deri te kryeministri do i nënshtrohen hetimit të pasurisë e të ardhurave, të gjithë zyrtarë në detyrë ministra e ish-ministra që janë larguar pasi kanë mbushur xhepat, asnjë prej tyre nuk do i shpëtojë hetimit. Askush nuk do të shpëtojë.

Të gjithë shqiptarët e dinë fare mirë se alternativa që kemi është ndëshkimi i tyre për të shpëtuar Shqipërinë. PD e ka bërë zgjedhjen e tyre, jemi në krah të shqiptarëve për të shpëtuar Shqipërinë.” theksoi më tej Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb