Partia Demokratike ka denoncuar këtë të hënë koncesionin e qeverisë për hidrokarburet, duke e cilësuar atë si shkelje të rregullave të përbashkëta për zgjedhjet e 25 prillit.

Për këtë arsye, PD i është drejtuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar të marrë masa për respektimin e Kodit Zgjedhor. Në kërkesën e PD drejtuar KQZ citohet rregulli, që sipas forcës më të madhe opozitare, është shkelur nga qeveria.

“4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetot publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”, citohet në letrën e PD drejtuar institucionit që drejtohet nga Celibashi.

PD thotë se procedurat e koncesionit, që do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet, u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb