Emisioni “Në Shënjestër” kishte në fokus abuzimet me koncesionin e sterilizimit.

Të ftuar për të folur për këtë çështje ishin Aleksandra Bogdani gazetarja e Birn dhe Endri Shabani, Profesor i Shkencave Politike dhe Juridike.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Klodiana Lala, Bogdani tha se nuk u paraqit asnjë analizë ekonomike.

Nga ana e tij, Shabani u shpreh se ky koncesion kishte një shqetësim të lartë publik dhe se sterilizimi i mjeteve të punës në shëndetësi paguhej 10 herë më shumë.

Bogdani: Pyetja që ngrihej është si ka mundësi që një kompani e vogël , çfarë vlerë të shtuar sillte kjo kompani, kur kompani të tjera italiane kishin më shumë vite eksperiencë.  Kishte shumë pikëpyetje për mënyrën se si u dha koncesioni, pati edhe reagime nga mjekët.
Mbaj mend që janë kërkuar nga zoti Beqaj të dihen lidhjet e tij me zotin Rrapaj, por fillimisht tha se nuk e njeh , por rezultoi se njihej.

Drejtësia ka mbyllur sytë përpara këtij koncesioni?

Bogdani: Problemi i parë është se u pretendua se do investoheshin 1.5 mld lekë. Mënyra se si u bë studimi i fizibilitetit ishte një tjetër problem. Nuk kishte asnjë analizë ekonomike.

Shabani: Në emër të Nismës “Thurje” kemi depozituar disa të dhëna për këtë koncesionit, pasi pati një shqetësim të lartë për këtë koncesion. Nëse një mjek bën dy operacione në ditë, ne e paguajmë mjekun 40 euro në ditë, ndërsa Sterilizimin e mjeteve e paguajmë 10 herë më shumë. Sterilizimi siç është paraqitur merr përsipër që mjetet të sterilizohen, nuk kishte një studim dhe nuk kishte një informacion se sa njerëz sëmureshin me sëmundje sekondare. Sikur të gjithë investimin ta kishte bërë vetë shteti do të na kishte rënë rreth 10 herë më lirë se sa ishte me koncesionerit.

Përse ndodhi kjo?

Shabani: Fatkeqësisht një kryeministër që pretendon se është i majtë ka ndjekur këtë lloj mënyrë të privatizimit. Këtu nuk është vetëm ky koncesion, këta bëjnë kontrata që zgjasin 10 vite. Kemi të bëjmë me një fenomen i privatizimit të shërbimeve publike, pra nuk është aksident.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb