TIRANE

Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka reaguar sërish përmes një statusi në facebook lidhur koncesionin për rrugën Milot-Fier.

Në postimin e saj Tabaku shkruan se rruga 1.2 miliardë euro, Milot-Fier, e gjatë  115 km, ku 62 km janë të përfunduara, është koncesion me fitues të paracaktuar. Ajo është kompania greke GEK Terna.

Për Tabakun, aksi Milo Fier për bën një tjetër histori vjedhje me një barrë për kurrizin e shqiptarëve që do të paguhet për 35 vjet me radhë si PPP.

Postimi i plotë:

Rruga 1.2 miliardë euro, Milot-Fier, e gjatë  115 km, ku 62 km janë të përfunduara, është koncesion me fitues të paracaktuar. Ajo është kompania greke GEK Terna. Gjithçka tjetër është gënjeshtër për të mbuluar hajdutin, siç ka ndodhur kēto 7 vjet me çdo projekt PPP, të ideuar dhe zbatuar nga Rama. Një tjetër histori vjedhje me një barrë në kurrizin e shqiptarëve të varfëruar që do të paguhet për 35 vjet me radhë si PPP. Fakte të reja pse fituesi është paracaktuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb