Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur në Kuvend për marrëveshjen e konçesionit për aeroportin ”Nënë Tereza” të Rinasit.

Balluku thotë se nga investimet 99 milion euro do të ketë përmirësim të kushteve teknike të aeroportit.

Ajo thotë se investimet në pjesën e sgiruisë do të përfshihen që në fazën e parë të koncesionarit, teksa ndikim do të ketë dhe tek ulja e çmimeve të biletave apo naftës.

“Ajo që u intereson më shumë qytetarëve biletat të cilat kanë qenë të larta. Në vitin 2018 përmes një kompanie të njohur është kërkuar një skanim të plotë të të gjithë problemeve. Një kompani tjetër shqiptare ka blerë aksionet nga kompania kineze. Shteti shqiptar duhet t’i japë pëlqimin dhe të japë transferimin e aksioneve, kështu duke përfituar nga kjo ne kemi nisur në mënyrë intensive negociatën me koncesionarin e ri. Në kontratën e re janë shënuar të gjitha investimet me shifra të vërteta dhe analizë financiare. Shifra 99 mln euro dhe kohët që këto investime do të kryhen duke mos i dhënë mundësi që të interpretojë këto investime për të gjithë qytetarët në Shqipëri. Këto investime do të konsistojnë në kushte teknike në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Ndryshimi nga 4C në 4E është synimi kryesor i ndryshimeve në aeroport. 4E është kategori e aeroporteve ndërkombëtare, janë kategori të avionëve të udhëtimeve transoqeanike. Plani tjetër është zgjatimi i pistës për të akomoduar ato avionë që do fluturojnë përtej oqeanit. Pjesa e sigurisë që ka qenë e cenuar gjithë këto raste. Përmirësimi i kushteve të sigurisë do të jetë që në fazën e parë të koncensionarit. Ashtu siç është sanksionuar, do të ketë ulje 20-25% tarifa e pasagjerëve adult, kurse e fëmijëve në 40%. Një ndikim tjetër do të ketë çmimi i naftës i cili është shumë i lartë në vendin tonë”- tha Balluku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb