Partia Demokratike kallëzoi në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për të paktën 6 vepra penale në lidhje me koncesionin e kalatës së Portit të Durrësit.

Kalata, thekson PD, iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të riregjistruar në parajsë fiskale, në shkelje flagrante të kërkesave për tënderin, ndërsa sipas selisë blu kap shifrën e 30 milionë eurove.

Në padinë e PD, të dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion përfshihen edhe drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, ametarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe kompania koncesionare, “Hili Company Limited”. Sipas PD-së, kompania që operon në Maltë, ka aksionerë të fshehur në parajsa fiskale, njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimta të pastrimit të parave nga skandali i “Panama Papers”.

Partia Demokratike ka argumentuar në padi 2 shkelje të rënda të ligjit dhe dokumentave të tënderit.

Së pari: pasuria publike me vlerë 30 milionë euro, është bërë me procedurë të kufizuar, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik. Në ligj është e qartë se kjo procedurë nuk zhvillohet për shërbime që gjenden lehtësisht në treg, siç është puna në kalatë.

Së dyti: koncesioni iu dha një kompanie me pronarë të rregjistruar në parajsa fiskale, në kundërshtim me përcaktimet e tenderit. Në dokumentat e tenderit thuhet qartë se “Ofertuesi, përfshirë anëtarët e Bashkimit të Përkohshëm dhe ortakët e tij nuk duhet të jetë i regjistruar në vende të njohura si parajsa fiskale/offshore.”.

“Fakti që ky operator është kualifikuar në kundërshtim me këto kritere ligjore është element i qartë që kemi të bëjmë me konsumimin e elementeve të veprave penale të korrupsionit”- thuhet në padinë e PD për Minstren e Transporteve, Belinda Balluku dhe vartësit e saj në Portin e Durrësit, të përfshirë në këtë aferë.

PD i kërkon SPAK që gjatë hetimit të kontaktojë edhe kompaninë serioze gjermane HHLA International Gmbh. “Marrja kontakt me përfaqësuesit e kësaj kompanie për të treguar arsyet kryesore që çuan në tërheqjen e saj nga ky prokurim publik do të nxjerrë më pah të gjithë skemën korruptive dhe do të vërtetojë garën me fitues të paracaktuar HILI COMPANY LIMITED.”- thuhet në padinë e PD, të përfaqësuar nga Sekretari Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

“PD konsideron se ky është një rast ideal që SPAK të sprovohet para qytetarëve duke treguar me vepra funksionimin e ligjit për këdo që e ka shkelur atë, pavarësisht nëse është i pasur apo me pushtet
PD e denoncoi këtë aferë që më fillim, duke i kërkuar Edi Ramës dhe Belinda Ballukut të tregojnë pse zgjodhën një kompani të parajsave fiskale, të dyshuar për pastrim parash dhe se kush janë pronarët e vërtetë që fshihen pas kompanisë malteze, por deri tani prej tyre nuk ka patur asnjë reagim.”, thuhet në njoftimin e PD-së.

811063a5 9695 4fbc Badf F8073fafb6e6
811063a5 9695 4fbc Badf F8073fafb6e6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb