TIRANE
Në kuadër të Javës Kulturore Britanike, është mbajtur në Tiranë Konferenca “Drejt politikave kulturore novatore” ku u diskutuan praktikat më të mira mbi statusin e artistit. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pranoi situatën shqetësuese ku gjendet Shqipëria.
“Të jesh artist në Shqipëri do të thotë të kesh punësim të pasigurt, mbështetje financiare të pasigurt, të kesh status ligjor të pasigurt e të përballesh me e burakoraci”- tha Blendi Gonxhja.
Ambasadori britanik Nicholas Abot dhe ai suedez Nicklas Strom folën për përvojat britanike e suedeze sa takon mbështetjes ndaj artit. Në vijim, ministri Gonxhja u ndal te nevoja e rishikimit te ligjeve.
“Shumë nga këto penegsa nga një kuadër ligjor i vjetëruar që ka nevojë për rishikime për t’ju përgjigjur nevojave të kohës për mbrojtje ne standardet e ofruara në Evropë. Anagzhimi ynë është të krijojmë sistem të qëndrueshem mbështetje financiare për organzitatat kulturore”-vijoi më tej Blendi Gonxhja.
Dy ambasadorët vunë në dukje se suksesi i artit e skenës kulturore në Suedi e Britani është rezultat i angazhimit të njerëzve, institucioneve dhe qeverisë që njohin rëndësinë e artit.