Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, e cila njoftoi mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të donatorëve me 17 shkurt për të ndihmuar në procesin e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, Balla shprehu mirënjohjen për institucionet e Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare për solodaritetin e treguar me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.

MESAZHI I BALLËS
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka njoftuar sot mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të donatorëve për të ndihmuar në procesin e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Kjo Konferencë e rëndësishme do të zhvillohet më 17 shkurt 2020 në Bruksel. Mirënjohje institucioneve të Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare për solidaritetin me Shqipërinë??????
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb