TIRANE

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar në lidhje me Konferencën e Donatorëve.

Kim shprehet se përgjegjësia për të shpërndarë paratë është thelbësore. Ajo shton se kjo është arsyeja se përse do të krijohet një Akademi Transparence.

  • foto galeri

“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse donacionet amerikane do të krijojnë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore”, shkruan ambasadorja amerikane në “Twitter”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb