“Ne duhet të shpëtojmë Tokën”. Ky është apeli i përzemërt nga Boris Johnson në Glasgow nga skena e Cop26, konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike në të cilën marrin pjesë liderë nga mbi 120 vende të botës.

Ndërsa kryeministri italian Mario Draghi falënderoi të rinjtë për rikthimin e klimës në qendër të debatit politik dhe u bën thirrje krerëve të shteteve që t’i “bëjmë krenarë për ne”.

Johnson: Është koha për të shpëtuar Tokën
Duke hapur punimet e Cop26, kryeministri britanik Boris Johnson evokon imazhin e James Bond, “djali më i famshëm i Glasgow” në film, si një frymëzim për të shpëtuar Tokën: këtë herë nga rreziku i ndryshimeve klimatike. Para rreth 120 liderëve botërorë që kanë mbërritur në Skoci, kryeministri britanik paralajmëron megjithatë se “ky nuk është një film”, se kërcënimi është “real”, se “ora po ecën furishëm” dhe se emetimet e karbonit vazhdojnë të rriten: ndaj apeli është për të vepruar tani, para se të jetë tepër vonë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Draghi: Klima në fokus, t’i bëjmë krenarë të rinjtë
“Në vitet e fundit, të rinjtë na kanë dhënë një shërbim të rëndësishëm duke e vendosur çështjen e klimës në qendër të debatit politik – tha kryeministri italian Mario Draghi – Të rinjtë ishin në qendër të samitit para Cop26 në Milano dhe në Glasgow duhet t’i bëjmë ata krenarë”.

Draghi më pas kujtoi se “ndryshimi i klimës ka gjithashtu pasoja serioze në paqen dhe sigurinë globale. Mund të varfërojë burimet natyrore dhe të përkeqësojë tensionet sociale. Mund të çojë në flukse të reja migratore dhe të kontribuojë në terrorizmin dhe krimin e organizuar. Ndryshimi i klimës mund të na ndajë”.

Draghi tha përsëri se “tani, këtu në COP26, duhet të shkojmë më tej, shumë më tepër se sa në G20. Përshpejtojmë përpjekjet tona për të frenuar rritjen e temperaturës nën 1.5 gradë. Duhet të bazohemi në marrëveshjen e G20 dhe të veprojmë më shpejt dhe me vendosmëri”. Dhe shtoi: “Ne duhet të shtojmë përpjekjet tona për fondet për klimën, të punojmë së bashku, publikja dhe privati. Dhjetëra triliona janë në dispozicion. Tani ne duhet t’i përdorim ato, të gjejmë një mënyrë të zgjuar për t’i shpenzuar ato shpejt. Ne kemi nevojë që të gjitha bankat shumëkombëshe dhe në veçanti Banka Botërore të ndajë me sektorin privat risqet”.

Biden: Kërkoj falje për tërheqjen e Trump nga marrëveshjet e Parisit
“Në luftën kundër ndryshimeve klimatike, askush nuk mund t’ia dalë i vetëm, ndërmarrja e veprimeve është në interesin e të gjithëve”, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden. “Ne duhet të investojmë në energjinë e pastër dhe këtë do të bëjmë në SHBA, do të ulim emetimet deri në vitin 2030”, tha presidenti amerikan, duke kërkuar “falë për tërheqjen e Trump nga marrëveshjet e Parisit. Ne do të bëjmë pjesën tonë për të reduktuar emetimet”.

Xi: Duhet veprim më i fortë për sfidën klimatike
Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje të gjitha palëve që “të ndërmarrin veprime më të forta për të trajtuar së bashku sfidën klimatike”. Në deklaratën me shkrim dërguar samitit, Xi theksoi se aktualisht efektet negative të ngrohjes globale “janë gjithnjë e më të dukshme” dhe se “urgjenca për veprim global vazhdon të rritet”.

Shtatë vitet më të nxehta
Për ngrohjen globale, me rastin e COP26, është publikuar një raport i fundit i Organizatës Botërore Meteorologjike, sipas të cilit temperatura e regjistruar ka qenë më e larta që kur ka pasur sondazhe shkencore. Viti 2021 do të vendoset midis vendit të pestë dhe të shtatë të renditjes. Nivelet e oqeaneve filluan të rriten më shpejt duke filluar nga viti 2013: nga 2.1 mm në vit midis 1993 dhe 2002 në 4.4 mm në vit midis 2013 dhe 2021.

Princi Charls: Është një luftë
“Bota duhet të vendosë veten në dispozicion të shpirtit të luftës, si mjeti i fundit, përballë sfidës së ndryshimeve klimatike që shfaqen në planet”, nënvizoi Princi Charls, i konsideruar njëzëri një historian ambientalist, i thirrur që të dielën për të marrë folur në Romë përpara liderëve të G20 dhe tani në Glasgow si de facto bashkëregjente, në mungesë të mbretëreshës Elizabeth 95-vjeçare, e cila është nën vëzhgimin e mjekëve për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Ne kemi nevojë – vëren ai – për një fushatë të stilit ushtarak për të vendosur forcën e trilionëve” të nevojshëm për të mbështetur tranzicionin në një ekonomi më të qëndrueshme edhe në vendet e varfra, duke filluar me investimet “të vëna në dispozicion nga sektori privat global”.

Princi i Uellsit, i cili në Romë e përshkroi CoP26 si një “shans të fundit” për të shmangur lënien e një fatkeqësie si trashëgimi për brezat e ardhshëm, takoi, ndër të tjera, në periferi të konferencës, manjatin amerikan dhe pronarin e Amazon, Jeff Bezos, për të diskutuar kontributin që mund të japë në këtë betejë fondacioni i drejtuar nga një prej njerëzve më të pasur në botë.

“Cop26 është një moment i së vërtetës për planet tona për të ndalur ndryshimet klimatike. Evropa është e përkushtuar të jetë kontinenti i parë me neutralitet krimatik në botë dhe të bashkojë forcat me partnerët e saj për një aksion për klimën më ambicioz. Gara globale për ‘net-zero’ ka hyrë në mesin e shekullit dhe ka filluar”, shkruan presidentja e komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në një postim në Twitter.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb