TIRANË- Në konferencën e katërt vjetore dhe shkencore të KLSH-së, kryetari Bujar Leskaj kërkoi që ajo të mos politizohet. Ai shtoi se bashkëpunimi duhet të jetë emëruesi I përbashkët i kësaj konferece.

Duke iu referuar raportit global të risqevëe, Leskaj renditi edhe disa pre risqeve për ekonominë tonë, ndërsa shtoi se risku më i madh mbetet korrupsioni.

“Kemi kërkuar të pakësohet risku i borxhit, të luftojmë dhe zbulojmë korrupsionin”,- tha ai.

Problem sipas tij, është edhe “Risku i shfrytëzimit të pasurive shtetërore, mos menaxhimi i mirë i tyre”.

Në emër të KLSH, Leskaj kërkoi që të ulet risku i borxhit, ndonëse pranoi që “Niveli i borxhit është një problem i mbartur, nuk është përgjegjësi vetëm e ministrit të Financave”.

Risku nga varfëria kërkon politika të sinqerta dhe ndërhyrje të qarta sociale dhe jo show mediatik, të shqetësuar nga pabarazia sociale.

Një risk tjetër sipas Leskaj mbetet edhe ai i pronave.

AHMETAJ: KEMI ULJE TË RISKUT TË BORXHIT ME 13%
I pranishëm në këtë konferencë, ministri i Financave, Arben Ahmetaj foli për një kulturë të re të adresimit të risqeve, ndërsa tha se risku i borxhit është ulur me 13%

“Ndryshimet për mirë pasi kemi një nen taksativ që detyron çdo qeveri të ulë borxhin, pra të vijë me teka politike dhe ego ekonomike. Kemi ulje risku të borxhit me 13%. Papunësia është në ulje nga 2015-ta kemi rënie të papunësisë me 0,4%

Sa i përket riskut të pronave, në 25 vite kemi pasur menaxhim emocional, politik dhe jo koherent. Ky do jetë risku më i madh nëse ne nuk bëjmë menaxhimin e duhur. Ligji i pronave jap zgjidhjen më të mirë të mundshme”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: