Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot ku ka diskutuar buxhetin e vitit 2022.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Ekonomisë dhe Financës, Delina Ibrahimaj pohoi se buxheti ka për synim rimëkëmbjen e ekonomisë.

Mes të tjerash ajo theksoi se rritje në të gjithë sektorët do përkthehet në punësim, duke shtuar se për 2022 parashikohet rritje ekonomike deri në 4%.

“Buxheti ka për synim rimëkëmbjen e ekonomisë. Rritje në të gjithë sektorët do përkthehet në punësim dhe do të ketë nxitje për krijimin e vendeve të reja të punës. Për 2022 parashikojmë rritje ekonomike deri në 4%”, tha ministrja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb