TIRANE- Konferenca e Kryetarëve është mbledhur paraditen e sotme për të miratuar programin e punës dhe kalendarin 3 javor të Kuvendit. Gjatë mbledhjes, Konferenca e Kryetarëve ka diskutuar dhe më pas ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për hartim e një rezolute për heqjen e dekoratave të persekutorëve të komunizmit.

Pas rrëzimit të kësaj kërkesë, nga Partia Demokratike janë shprehur se do të depozitojnë edhe një herë në Kuvend kërkesën për rezolutë për heqjen e këtyre dekoratave.

Për këtë çështje ka pasur edhe me herët debate në Kuvend.

PALOKA: REZOLUTEN DO TA PARAQESIM SOT NE KUVEND, PRESIM TE VOTOHET
Fill pas mbylljes së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka deklaroi para mediave se rezolutën, e cila u hodh poshtë sot do ta paraqesin në Kuvend.
“Përderisa është një rezultate e paraqitur prej nesh duhet të votohej në seancën e kaluar. Na u nxorr dhe një pretekst se duhej të ishte paraqitur më parë, ne do e paraqesim sot në Kuvend. Do presim të votohet. Çështje të tjera nuk u folën.”, tha ai.

Ndër të tjera ai bëri publike se kush do të jetë kreu i komisionit për rezolutën e çështjeve zgjedhore.
“Në rezolutën e çështjes zgjedhore, kryetar i këtij komisioni do jetë zoti Bylykbashi. Anëtar Risati, Strazimiri dhe Halimi, si dhe një anëtar i republikanëve.”, deklaroi Paloka.

Sakaq, Paloka pohoi se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nuk u diskutua në lidhje me Reformën në Drejtësi, ndërsa theksoi se fjala e fundi i takon mazhorancës. “Nuk u diskutua për reformën në drejtës. Ato janë thënë të gjitha tashmë, qeveria do duhet ë flas dhe të zbatojë vendimet e Venecias. Kjo që po ndodhi është absurde sepse ti thuash komisionit të Venecias që ti japë dhe njëherë vendimet, ajo e ka dhënë më parë. Ne do i çojmë sërish propozimet tona.”, përfundoi ai.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: