Më 17 janar do të mbahet seanca e parë plenare për këtë vit. Vendimi i mor sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

“Seanca e parë parlamentare në këtë sesion do të jete të hënën date 17 Janar në orën 17:00. Do të ketë fjalë përshëndetëse edhe Presidenti Erdogan” raportoi gazetari Ergys Gjencaj për ‘BalkanWeb’.

“Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Konferenca shqyrtoi dhe miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 17 janar-25 shkurt 2022, si dhe kalendarin 3 –javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 17 janar-4 shkurt 2022.

Konferenca shqyrtoi dhe miratoi edhe kalendarin e kontrollit parlamentar të Kuvendit, që përcakton agjendën vjetore për kontrollin e mbikëqyrjes parlamentare për institucionet e pavaruara dhe agjencitë ligjzbatuese.

Në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit seanca e parë plenare për sesionin e dytë të legjislaturës së X do të zhvillohet në datën 17 janar 2022”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: