Në dy ditë komisionet e Shëndetësisë, Sigurisë Kombëtare dhe ai i Ligjeve pritet të shqyrtojnë 3 akte normative, një prej tyre që prek edhe buxhetin 2020. Konferenca e Kryetarëve ka vendosur sot në një mbledhje online që Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të mblidhet të hënën, 30 mars në orën 10:00 për të shqyrtuar akti normativ nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016 “’Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive'”.

Po kështu do të shqyrtohen edhe Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i depozituar më 17 mars si dhe akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Në të njëjtën ditë, në orën 12:00 pritet të mblidhet edhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare ku do të shqyrtohet akti normativ nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016 “”Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive””.

Ndërkohë të martën, 31 mars, ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për të shqyrtuar aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 6, datë 21.03.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb