NGA AURORA GOLEMI*
TIRANË- Forcat e Armatosura Shqiptare kanë mirëpritur konferencën e parë të drejtuesve të lartë në fushën e marrëdhënieve civile-ushtarake të NATO-s. Konferenca  ka zhvilluar punimet në disa seksione të veçanta ku pjesëmarrës kanë qenë drejtues të Lartë të komandës Supreme të Fuqive Aleate në Europe dhe ushtarakë shqiptarë.

Ditën e sotme shefi i shtabit i Komandës së Aleancës për operacionet gjeneral Werner Freers është pritur nga ministria e mbrojtjes Mimi Kodheli.

Gjenerali i larte i NATO-s vlerësoi kontributin e Forcave te Armatosura Shqiptare në kuadër të misioneve të NATO-s, duke theksuar se vendi ynë ka treguar dhe po tregon një vazhdimësi për tu admiruar në këtë fushë. Ministria Kodheli e informoi gjeneralin me përgatitjen dhe modernizimin e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë si repart prioritar Duke iu adresuar pjesëmarrësve në konferencë shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Jeronim Bazo u ndal në rëndësinë që ka dimensioni i marrëdhënieve civilo-ushtarake në Operacionet e Aleancës.

“Operacionet e Aleancës përfshijnë një gjeografi të gjerë po ashtu edhe spektri i këtyre operacioneve është i tillë. Ndërkohë që operacionet kinetike të NATO-s synojnë vendosjen e paqes, një numër jo i vogël i ushtarakëve të Aleancës sonë është i përfshirë në operacione jo-kinetike. Kush më mirë se komuniteti i CIMIK në NATO mund t’i planifikojë e drejtojë më mirë këto operacione? E them me siguri, askush”, tha Bazo.

Ndërkaq, gjeneral Freers iu adresua audiencës duke e vënë theksin në tre elementë kryesorë, të cilët komuniteti i marrëdhënieve civilo-ushtarake në Aleancë, por jo vetëm, duhet t’i ketë në konsideratë: ato janë relevancë, integrim dhe adaptim.

 

(el.sp/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb