Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në konferencën e nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndërtimin e Paqes, së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në takimin virtual kryediplomatë nga 60 vende të botës, mes të cilëve nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja dhe vende të tjera shprehën angazhimin për mbështetjen e fondit dhe nismave që synojnë ndërtimin e paqes.

Kryediplomatja Xhaçka vlerësoi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB mbi ndërtimin e paqes, ndërsa theksoi se mbështetet në bashkëpunimin me OKB në ofrimin e udhëzimeve dhe mbështetjes strategjike për promovimin e arritjes të Shqipërisë në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjendën 2030.

“Qasja shumëpalëshe, e bazuar në rregulla, për parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes është një nga përparësitë kryesore të Shqipërisë si kandidat për vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurisë së OKB për vitin 2022 – 2023”, theksoi ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Ajo siguroi përfaqësuesit e lartë të OKB-së, se Shqipëria mbështet fuqimisht të gjitha përpjekjet për parandalimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes dhe e vlerëson fondin si një instrument thelbësor për paqen dhe sigurinë.

Xhacka Twitter
Xhacka Twitter

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb