Kryeministri Edi Rama, ka qenë i pranishëm këto ditë në Skoci, aty ku po mbahet konferenca e OKB, mbi ndryshimet klimaterike.

Gjatë konferencës, kreu i qeverisë është takuar me aktorin e njohur botëror, Leonardo Di Caprio-s, i cili ishte i pranishëm aty në cilësinë e ambasadorit të mbrojtjes së natyrës.

Foto mes dy personazheve është postuar në “Instagram” nga kryeministri Rama, i cili shkruan:
Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës @leonardodicaprio#leonardodicaprio#cop26#VjosaRiver#Albania

Kujtojmë që Leonardo DiCaprio ka bërë thirrje sistematikisht në rrjete sociale për mbrojtjen e Parkut të Vjosës, e një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se duhet të heqim dorë dhe të refuzojmë projekte HEC-esh pa leje mbi atë vend që e cilësoi si pasuri kombëtare.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb