TIRANE

Kreu i grupit parlamentër të PS, Taulant Balla në një lidhje live për News24 ka thënë se shpreson që konferenca e parë ndërqeveritare të mblidhet këtë vit në tryezën mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian pas çeljes së negociatave.

Balla thotë se kushti parësor për tu ulur në këtë tryezë është miratimi i Reformës Zgjedhore dhe nxit opozitën parlamentare dhe jo- parlamentare që konsultimet për të të përfundohen ‘online’. Miratimi më pas sipas Ballës të bëhet kur të hapet Kuvendi dhe dokumenti deri atëhere të jetë gati.

”Edhe pse jemi të fokusuar tek beteja me COVID-19 , kjo është një betejë në front të të cilëve janë mjekët infermierët.

Nxin tryezën e Reformës Zgjedhore që brenda një kohe të shkurtër të përmbyllim konsultimin që kur kuvendi të jetë gati të kemi miratimin në Kuvend të Reformës Zgjedhore që duhet të ishte përmbushur dhe është një detyrim. Jemi në një fazë optimise pasi opozita joparlamentare është pjesë e tryezës. Çdo shqiptar shpreson që konferenca e parë ndërqeveritare të zhvillohet brenda këtij viti. Jo vetëm funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë apo dhe vijimi i reformës gjyqësore.”- tha Taluant Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb