Është zhvilluar këtë të martë Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel, mes Shqipërisë, RMV dhe BE.

Ka qenë Josep Borell i cili gjatë fjalës së tij theksoi se drejtimi Europian i Shqipërisë ka bërë që të jetë një objekt sulmesh nga vendet jo mike.

Ndërkohë ministri i jashtëm çek u shpreh se mbështet përpjekjet e Shqipërisë për këtë hap të rëndësishëm.

“Negociatat përfshijnë metodologjinë e zgjerimit që ka fokus më të fortë lidhur me reformat. Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha reformat. Duke pasur parasysh rëndësinë e procesi dhe reformat e nënvizuara do të ketë kohë të mjaftueshme për të parë rëndësinë e zbatimi. Këshilli i bën thirrje Shqipërisë që të çojë më tej progresin e arritur”, ka thënë ai, duke shtuar zgjerimi është pjesë e grupeve fondamentale që janë kryesore dhe esenciale për këtë proces të zgjerimit. Shqipëria duhet të fuqizojë marrëdhëniet me vendet fqinje dhe mirëpresim faktin që është pajtueshmëri të plotë me politikat e BE. BE dhe Shqipëria do të vijojnë bashkëbisedimin për t’i sjellë qytetarët më pranë njërit-tjetrit.”, ka thënë më tej ministri  i Jashtëm çek.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: