Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Themos Demiris.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Sorca thotë se Konferenca e Parë ndërqeveritare e Shqipërisë me BE-në duhet të mbahet sa më parë.

“Kënaqësi që takova Ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i @GreeceMFA.
Diskutuam mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit”, shkruan Soreca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: