Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski.

Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore të këtij takimi.

Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrahinës sjell domosdoshmërinë e një politike të menjëhershme zgjerimi me Ballkanin Perëndimor.

Postimi i Taulant Ballës:
?????
Kuvendi i Shqipërisë?➖Prita sot në një takim Ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore të këtij takimi.

Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrahinës sjell domosdoshmërinë e një politike të menjëhershme zgjerimi me Ballkanin Perëndimor.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb