Ka nisur konferenca statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në dhomat e specializuara në Hagë.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në këtë konferencë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë të pranishëm fizikisht, por do ta ndjekin seancën online.

Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, në nisje të kësaj konference tha se pavarësisht se sot gjykata mori vendim për mbajtjen në paraburgim të klientit të tij, mbrojtja do ta apelojë vendimin.

Por, për shkak të festave të fundvitit, ai kërkoi që të shtyhen afatet e apelimit.

“Nga gjykatat e mëparshme janë liruar serbë dhe shqiptarë, por nga kjo gjykatë jo”, tha ai, duke shtuar ata do të respektonin kushtet e lirimit nga paraburgimi dhe kërkoi seancë dëgjimore publike për të trajtuar arsyet se pse të pandehurit mbahen në paraburgim për një vit dhe për dilemat që ka Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me Policinë e Kosovës, e cila do të ishte përgjegjëse për sigurinë e të pandehurve nëse ata do të ktheheshin në Kosovë”, ka thënë ai.

Kehoe gjithashtu u shpreh se nuk duhet të vazhdohet me komente të Prokurorisë se policisë së Kosovës nuk mund t’i zihet besë, ndërsa kritikoi ashpër duke shtuar se asnjë shqiptar nuk është liruar nga kjo gjykatë.

“Të mos vazhdojmë me këto komente të maskuara të Prokurorisë , se  policisë së Kosovës nuk mund t’i zihet besë. Ne duhet t’iu bëjmë pyetje këtyre personave se do t’i respektojnë vendimet e Gjykatës. Marrë parasysh afatet e ngushta kur ne do të dalim para jush, duam që të zhvillojmë atë se çfarë do të bëjmë nesër, të flasim hapur, të mos flasim në bazë të gjërave të okupuara.”, tha Kehoe, ndërsa theksoi: Unë nuk ju kërkoj të ndryshoni urdhrin që keni lëshuar, por unë po them se asnjë shqiptar nga Kosova nuk është liruar nga kjo gjykatë, më herët ka ndodhur. Pse? Nuk paska asnjë kusht që garanton që këta individë do të paraqiten në gjykatë në kohën e duhur dhe se do të respektojnë çdo vendim tuajin. Kjo procedurë duhet të shqyrtohet, pra me debat të hapur, të shohim se cilat janë rezervat që ka prokuroria mbi policinë e Kosovës, pra ne kërkojmë seancë dëgjimorë që t’i dëgjojmë se pse këta burra po e presin gjykimin këtu dhe të merremi me kushtet e vendosura”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: