“Feja si instrument për Paqen”. Konferencë e parë historike, ndërkomëtare, në Shqipëri. Organizuar nga Presidenca e Republikës Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin amerikan të shtetit. Iniciativë e Presidentit të Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta dhe Emisarit të posaçëm të Presidentit të SHBA,Tramp, Shkëlqesisë së tij, Ambasadorit Sam Brownback.

Në konferencë pjesmarrës: Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajović, krerët e bashkësive fetare në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe përfaqësues të vende të tjera të rajonit, kardinal, Princ Botëror i kishës Ernest Troshani.

Konferencë, në mbështetje të deklaratës së posaçme, botërore, për lirinë e fesë, të organizuar nga sekretari i shtetit, Mike Pompeo, në Washington D.C , për avancimin e lirive fetare, për kohëm, gjeopolitikën e sotme, kur liria fetare është thelbësore, për arritjen e paqes, vendosjen e saj, stabilitetin brenda kombit dhe midis kombeve, mbrotjen dhe ushtrimin e lirë të fesë; kontribut i drejtpërdrejt në lirinë politike dhe ekonomike të shoqërisë së sotme.

Në vend të epilogut…

Historia njerëzore, që në fillimet e para, të ekzistencës së saj, ka njohur, qënien njerëzore, si një qënie kozmike, që ka besuar, në Krijuesin absolut. Ndjenja e besimit, në fuqi supreme, të quajtur Zot, në forma dhe mënyra të ndryshme, ka qenë, gjithmonë, shoqëruese dhe bashkëudhëtuese, me njeriun.

Feja, besimi, adhurimi i Zotit absolut, ka ngjall tek njeriu, shoqëria njerëzore, vlera dhe ndjesi në zhvillimin dhe ecjen e saj. Kjo ndjenjë religjoze e njeriut, besimi gjithnjë, ka qenë aktiv,  ka ndikuar dhe është ndikuar nga kushtet, rrethanat dhe zhvillimet e shoqërisë. Kultivimi i besimit, i fesë, ka qenë, egzigjencë e njeriut, të motivuar, në besim. Aq e domosdoshme, ka qenë, feja e besimi, sa që njeriu, e ka motivuar, jetën, me të. Zoti i besimit, tek të gjithë, tek qënia njerëzore, shoqërore, ka qëndruar dhe qëndron në kohë, mistikisht. Volteri thoshte: “Nëse perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme, ta shpiknim Atë”.

Personaliteti individual, i qënies njerëzore, njeriut, fesë, besimi i tij, për të adhuruar Zotin, në kohë dhe etapa të ndryshme historike, ka qenë aktiv, në zhvillimin e rendeve, të ndryshme shoqërore, shtysë e ecjeve të tyre përpara. Kur feja dhe besimi, është ndeshur, me mangësi e pengesa, në ushtrimin e lirisë së tyre, ka çuar në ngjarje tragjike, ngjarje që kanë penguar, zhvillimin e shoqërisë njerëzore, emancipimin e saj. Njihet dhe dihet roli i kishës, gjatë mesjetës, inkuzicioni i saj. Galileo Galilej, me zbulimin e rrotullimit të tokës, përmbysi filozofinë natyrore aristoteliane dhe ra ndesh me shkrimet e Shenjta, duke u dënuar nga kisha katolike si heretik, më 22 qershor 1633, dhe në fund të këaj akuze ai, përsëri do t’u përgjigjej: “Megjithatë, Toka rotullohet”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kur feja, ka nënkuptuar nacionalitet, është bërë pjesë dhe përfaqësuese e një anakronizmi të kohës dhe zhvillimeve të ndryshme, politike, shoqërore, kulturore. Njihen luftërat, që janë zhvilluar, si pasojë, e këtij përfaqësimi, nacionaliteti.

Për të arritur, një konceptim të thellë, të identitetit, është e nevojshme të shohih, të gjitha këndvështrimet botërore, përfshi këtu edhe natyrën e ideologjisë. Siç do komunitet, i jep atyre kuptime te veçanta, vlerave. Praktika, në Ballkan, është ndikuar nga këto kuptime te ndryshme, atëherë dhe mund të lindin dhe konflikte. Në thelb ideologjia, i referohet një sërë konceptesh, idesh e besimesh. Çdo përpjekje për të ndikuar në një botëkuptim, të bazuar në besim, duhet të përqënrtohet kryesisht në përvojën fetare, identitetin dhe vlerat, se sa te ndryshojnë vetë besimet. Parametrat e besimit, mund të shpjegojnë dhe përligjin modelet e reja të sjelljes. Roli që mund të lujanë sistemet e besimit, është e nevojshme, për përpjkejet, për ndërtimin e paqes, mes popujve fetarë. Kjo duhet parë si një çështje jetike, pasi brenda ideologjisë fetare, fesë, besimit, vlerave dhe identitetit është intesifikuar së fundmi, prania e elementeve ekstremistë e fanatikë, brenda gjithë besimeve. Feja, duhet parë me kujdes, në mënyrën se si besimi, është i lidhur me të gjithë faktorët e tjerë, psikologjik, shoqëror, politik dhe se si mund të ndërtohet marëdhënia bashkëpunuese me shoqërinë civile, ushtarake dhe shtetin. Kapërcimi i këtyre dallimeve ekzistuese ndërmjet besimeve, kërkon ta shohësh jetën nga këndvështrimi i tjetrit, të mësosh për marëdhëniet që kanë ndikuar, duke i kushtuar vëmendje të veçantë, mospërputhjes ndërmjet vlerave dhe sjelljes së përqafuar.  Çdo palë, duhet të pranojë, sjelljen e gabuar të besimit të tyre dhe të kërkojnë falje për veprimet e qëndrimet që kanë dëmtuar të tjerët. Ekzistojnë mënyra të bazuara në besim, për të ritualizuar një proçes rrëfimi, duke u mbështetur në element të përbashkët, në besime të ndryshme. Bashkëpunimi ndërfetar dhe brenda fesë, mund ti dedikohet ndryshimeve shoqërore e strukturore. Feja mund të luajë një rol të madh, për të zgjidhur konfliktet e identitetit, vlerave, besimeve ose ideologjisë. Kjo duhet të përfshi, vlerësimin e aseteve dhe sfidave me te cilat përballet sicila traditë besimi, secila qeveri e shtet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Si një Konstitucion shpirtëror, në konferencë, u theksua se feja, ka ndikuar, për zhvillim dhe ecjen e shoqërisë. Roli kozmik, përmes Zotit absolut, besimi tek qënia njerëzore, ka krijuar vlera dhe ndjesi, për ecjen përpara, të shoqërisë.  Rëndësi ka, që këto vlera dhe besimi, të udhëhiqen nga realitete, që çojnë, jo drejt regresit por progresit, që ka si përmbajtje, ripërtëritjen shpirtërore dhe ndërgjegjshmërinë, për shpëtimin nga rreziqet e botëkuptimit të errësirës, të egocentrizmit, të mos ekulibrave të ndryshëm, mendimin e qënies njerëzore, shoqërore.

Në këtë kohë globale, feja, duhet të jetë, instrument i paqes,  kostitucion formues, u tha në konferencë, sado që të jetë, përballë, rrymave të ndryshme, regesive, që cënojnë liritë dhe politikat e tjera që çojnë më pas në shthurjen dhe pasigurinë e jetës, paqes. Në këto kushte, Konferenca, përçoi mesazhin, se liria e fesë, misioni i madh i saj historik, është shpresë, që tejkalon çdo pengesë dhe çdo realitet, që sado i egër të jetë, siç janë sot, rrymat regresive, kalifati, lufta e tij, kundër paqes dhe sigurisë në rajon.

Kultivimi i besimit, përçoi konferenca, si një egzigjencë e njeriut, të motivuar në besim, në ditët e sotme, është lufta, që sduhet të rresht kurrë së ushqyeri, tek njerëzit, qëniet njerëzore, tek shoqëria e sotme, lirinë, principet themelore të saj, paqes, respektit të besimit të njëri-tjetrit. Institucionalizimi i bindjeve fetare, u theksua, ne kumtesat e konferencës, nga studiuesit e ndryshëm, të Shqipërisë e rajonit, ka rëndësi dhe është me vlera të mëdha, kostitucionale, politike, shoqërore.

Nocioni dhe konceptet, “Ne dhe të Tjerët”, është një vijë paragjykuese dhe diferencuese midis njerëzve, njëri-tjetrit, popujve, e cila fatëkeqësisht, jo vetwm qw nuk është shuar, por ka dhe po përfshinë sot, edhe shoqëritë e avancuara demokratike të botës perëndimore. Kjo fazë paragjykuese, theksuan studiuesit, në konferencë, po bën, që të harrohet, personaliteti individual, i qënies njerëzore, si krijesë njerëzore, si njeri dhe pse është e ndarë, në kombe, etni, fise, të ndryshme, kudo në botë, por që, të gjithë, përmblidhen, në atë integritet, të krijesës njerëzore, të krijuar nga Zoti absolut, që ka vetëm një emër të përbashkët, atë: Njeri.  Zoti, në kuptimin e Krijuesit absolut,  nuk është dhe as që ka qenë ndonjëherë problem i krijesës së Tij, njerëzimit, por janë vet njerëzit dhe  shoqëritë,  të cilat kohë pas kohe, për veprimet e tyre, kundër të tjerëve kanë thirrur dhe flasin  në emër të Tij. Aktet e tyre religjoze, të njerëzve, nuk janë, vet Zoti në të cilin ata besojmë. Kushdo që mund të jetë ai; individ, grup apo shoqëri, i cili merr lirinë e veprimit, që në emër të Zotit, të kultivoj dhe shkaktoj urrejtje kundër tjetrit, vetëm pse dikush nuk ndanë të njëjtën bindje fetare dhe përkatësi etnike, duke nëpërkëmbur dhe ushtruar dhunë e luftë ndaj tij, konsiderohet si një veprim, i cili, drejtpërdrejtë, bie në kundërshtim me vet Zotin, të cilit i beson dhe të cilin thirret.

Religjioni, në mesin e popujve të Ballkanit- Evropës Juglindore, ka qenë element dhe instrument i rëndësishëm, përmes së cilit, përfitues, regresiv politik, të ndryshëm, janë frymëzuar, për shkaktimin dhe nxitjen edhe të luftërave, të përgjakshme.

Pas rënies së sistemit komunist, në vitin 1990, në popujt e ballkanit, elementin religjioz, e kanë ngjallur dhe përdorur, si asnjëherë më parë.

Gjatë tre dekadave, të kaluara, në disa komunitete fetare, të vendeve  postkomuniste, në Evropën Juglindore, të përkrahura nga element radikalë, duan të shfaqin dominimin dhe ekskluzivitetin e tyre, përmes përfaqësimit të tyre, religjioz.

Ky veprim,  ka treguar dhe tregon qartë se, përpjekja e qendrave fetare kryesore në botë, si dhe intenca  për të shtrirë ndikimin e tyre në Evropën Juglindore nuk është shuar as sot. E kjo, nuk do të duhej të shihej si diçka e keqe, derisa në këtë fenomen  nuk do të vërehen  intenca që përmes elementit të caktuar religjioz të synohet destabiliteti politik.

Në realitetin e zhvillimeve të sotme, pasigurie paqe në rajon, konferenca, përçoi se, Feja si indtrument i Paqes, besimit, duhet të luftojë, që njerëzimi, shoqëria e sotme,  të udhëhiqen, nga optimizmi dhe jo nga relativizmi gjeopolitik, pasiguria, që po përjeton shoqëria e sotme, rrjedhojë kjo e luftës së rrymave regresive radikale, nxitjeve, urrejtjes dhe ndasive fetare. Përballë këtij realiteti, feja si nje instrument i paqes, duhet të qëndrojë sot  dhe të udhëheq si një konstitucion shpirtëror. Të jetë aktive, si pjesmarrëse në këtë luftë. Të tregojë se feja dhe besimet, janë integrues, jo vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon, por dhe zhvillimin e emancipimin e tyre. Shoqëria e sotme, realiteti i saj, u tha ndër të tjera, në konferencë, është ai i luftës, që duhet të bëjë, feja, si instrument thelbësor i paqes, me liritë themelore që ka, me misionin formues dhe motivues. Të luftojë që të transfigurojë, qënien njerëzore, njeriun, integritetin e tij, si pjestar aktiv, në evolim, që të ecë paralel, me zhvillimet e sotme, politike, shoqërore, kulturore, ekonomike, të shoqërisë. Feja, njeriun, si një pjestar i shoqërisë së sotme, njerëzore, duhet ta shohi, atë, jo vetëm si një konsumues, i vlerave të shoqërisë së sotme dhe të jetë i kënaqur me realitetin, ekzistues, me dallimet fetare, ndasitë etj, por të jetë një bashkëveprues dhe aktiv, për krijime vlerash të reja. Shoqëria njerëzore, realiteti i sotëm, ka nevojë, për krijim vlerash konstruktive, avancuese, që shërbejnë, më tej. Vetëm atëherë, roli i fesë, si instrument i paqes, është primar, paqe e siguri, në rajon. Koha dhe realiteti sot, kërkon që, feja si instrument i paqes, të udhëheqë, shoqërinë e sotme, njerëzore, në kontuinitet të plotë, me ligjësitë e zhvillimit të sotëm, të paqes, të njohjes dhe zbatimit të plotë të kartës së Kombeve, të lirisë themelore të besimit, të lirive të tjera, barazisë, respektit për besimet, njëri- tjetrin, personalitet e ndryshme individuale religjioze, të kombeve, popujve, etnive të ndryshme shoqërore-kulturore, fetare.

Shoqëria e sotme, duhet të përjetojë vlera, njerëzore, shoqërore, që e çojnë atë, përpara, në një bashkejetesë, harmoni e tolerancë, ku nuk duhet të ekzistojnë nocionet : “Ne dhe Ata”,  “Feja dhe Religjioni Ynë më i mirë”, “Zoti dhe Besimi Im më i mirë” por që të gjithë kombet, popujt, etnitë, jetojnë të barabartë në paqë dhe janë pjestar të galiles së madhe të kombeve, të një Zoti të vetëm, absolut, që i ka krijuar. Ky është misioni historik, i fesë si instrument i paqes, për kohën e sotme, që ashtu siç ka luajtur në kohë në historinë njerëzore, zhvillim dhe shtysë, të shoqërisë, bashkim të kombeve e popujve dhe themele të forta të paqes, burim shprese për të ardhmen. Konferenca përcolli mesazhin se, duhet sot, që të gjithë kombet, popujt, etnitë kulturore, së bashku, jo vetëm të mbrojnë vlerat themelore të lirisë së fesë, por ti avancojnë ato, si liri themelore, për arritjen e paqes, vendosjen e saj dhe stabilitetit në rajon. Kjo do të arrihet përmes vlerave dhe funksionimit, nën një sistem demokratik, funksionimit të drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, oligarkisë, devijimeve të tjera, morale e sociale. Mbylljes së çdo hapsire, egzistente , të kamufluar politike, nën petkun e religjionit. Krijimit të nocionit: “Paqë mbi Dhe dhe mbi të gjithë njerëzit Mirëdashje” . 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Konferenca, Liderët dhe mesazhe të tyre.

Presidenti Meta.

Historia e shoqërisë njerëzore është edhe ajo e besimeve të ndryshme, që kanë qenë forca shtytëse të zhvillimit, shtylla të rendeve shoqërore, baza të moralit dhe vlerave të dinjitetit njerëzor, forca të bashkimit mes popujve dhe kombeve, themele të sigurta të paqes, burim i shpresës për të ardhmen.

Etërit e kombit tonë e konsideruan fenë si një instrument të paqes dhe bashkimit dhe jo si një shkak për luftë, përçarje, apo përjashtim.

Për shkak të një rëndësie të tillë në historinë e kombit tonë që ka edhe besimi në zemrën e kombit tonë, gjuha shqipe ka një fjalë të artë që është fjalë besa, një fjalë unike e cila vështirë se mund të gjejë përkthimin e saktë në çdo gjuhë të botës.

Do të thotë “besim” – të vendosësh besimin te njëri-tjetri.

Besa i shtyu shqiptarët t’i tregonin mbarë botës një shembull të jashtëzakonshëm kurajoje dhe solidariteti në një nga momentet më të errëta të Luftës së Dytë Botërore, kur mbrojti të gjitha familjet hebreje në Shqipëri.

Asnjë hebre i vetëm nuk iu dorëzua pushtuesit në Shqipëri.

Shqiptarët janë ndër popujt që përgjatë gjithë historisë së tyre, nuk kanë njohur asnjëherë luftëra dhe konflikte fetare.

Kjo është arsyeja pse harmonia e shkëlqyer, toleranca dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri, të cilën Papa Françesku e quan “vëllazëri fetare”, janë një shembull dhe frymëzim për mbarë botën.

Megjithatë, në emër të fesë, historia është e mbushur me momente të errëta të luftërave, gjenocideve dhe shkatërrimit.

Ndaj pajtimi i plotë në këtë rajon ka ende rrugë për të bërë dhe ndaj jemi sot përsëri këtu së bashku.

Për gjysmë shekulli Shqipëria përjetoi një diktaturë ateiste totalitariste më të egra dhe brutale në botë.

Krerët dhe klerikët e këtyre bashkësive u vranë, u burgosën dhe u martirizuan.

Por falë Zotit disa prej tyre arritën t’u mbijetonin burgjeve komuniste, sikurse kemi sot edhe një prej tyre këtu, të nderuarin Kardinalin Ernest Troshani.

Ashtu sikurse sot na mungon edhe një prej tyre, At Zef Pllumi, i cili në burgjet komuniste i vendosi vetes vetëm një mision “Rro për me tregue”. E drejta për të ndjekur bindjen fetare është themelore për çdo qytetar, por edhe garanci për një shoqëri të begatë, paqësore, demokratike dhe të drejtë.

Por, sot fatkeqësisht vetëm 20% e popujve të botës kanë mundësinë ta praktikojnë lirshëm besimin e tyre.

Pjesa tjetër e popullsisë botërore është e privuar nga kjo e drejtë themelore.

Ky fakt tragjik shpjegon kërcënimet e sotme nga terrorizmi dhe ekstremizmi.

Me dhjetëra të krishterë vriten sot çdo ditë në botë për shkak të besimit të tyre në Krishtin.

Shumë bashkësi myslimane janë të diskriminuara ose paragjykohen vetëm nga pamja e tyre e jashtme.

Emisari i posaçëm i Presidentit Tramp, ambasadori Sam Brownback

Përshëndes dhe falenderoj Presidentin Meta për iniciativën e organizmit të konferencës “Feja si një instrument i Paqes” . Shqipëria është një vend model i harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare. Në kushtet kur në botë,  ka një rrijtë të intolerancës fetare, me persukutime kujdrejt të krishterëve dhe myslymanëve, antisemitizmit, aktorë të ndryshëm, jo shtetëror dhe paratë e pista, po sponsporizojnë, ekstremismin e dhunshëm, urrejtjen fetare që cënon rëndë sigurinë globale. Të gjitha këto rrjedhin nga mosbesimi, nga pasojat e religjioneve të ndryshme, të cilat i kanë rrënjët te ndarja e thellë midis besimeve. Në këto kushte, kërkohet bashkëpunim midis aktorëve fetarë, si në modelin shqiptar, respekti për praninë e feve të ndryshme dhe njëri-tjetrit. Të gjithë duhet të luftomë, të krijojmë modelin e vetëm në botë, të fesë si instrument të paqes, të avancojmë lirinë themelore të fesë, për paqen dhe sigurinë në rajon,  konceptin se ka një Zot dhe Zoti im nuk është më i mirë se i joti. 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Presidenti i Kosovës Sh.T.Z. Hashim THAÇI

Duke vlerësuar, rolin e madh të fesë, si instrument i paqes, për lirinë themelore të fesë, avancimin e saj, si liri themelore për arritjen e paqes, vendosjen e saj dhe stabilitetin brenda kombit dhe midis kombeve, presidenti i Kosovës Sh.T.Z. Hashim THAÇI tha: Ne të gjithë jemi para Zotit të njejtë.

Të tillë, të barabartë jemi edhe kur ka paqe dhe mirëkuptim në mes nesh.

Në të kundërtën, kur nuk ka tolerancë politike dhe fetare, tolerancë njerëzore do të thosha, si dhe kur urrejtja e të gjitha llojeve mbizotëron, rrezikohet paqja, keqpërdoret feja me interpretimet më të çoroditura politike në shërbim të qëllimeve ditore politike dhe e gjithë bota kërcënohet të bëhet një lëmsh i madh, me pasoja të paparashikueshme për të gjithë ne.

Ata që nuk mendojnë që të gjithë njerëzit janë të njëjtë dhe të barabartë, ata nuk mund të jenë besimtarë të mirëfilltë dhe ata janë kundërshtarë të mëdhenj të paqes.

Kardinal Troshani, Princ botëror i kishës.

Kjo konferencë, që po mbahet sot, në Shqipëri, nënvizoi, kardinali Ernest Troshani,  e iniciuar nga Presidenti i Shqipërisë dhe Emisari i posaçëm i Presidentit Tramp, ambasadori Sam Brownback, të cilët i falenderoj, është një dëshmi e sakrilegjit, të provonisë hyjnore. Feja është dashuri për hyun, njeriun, për njëri –tjetrin, për vuatjet, gjer në amshim. Çdo njeri, duhet të dojë zotin, besimin dhe duhet të udhëtojë drejt kryqit, sepse vetëm atëherë ai do të ringjallet, në të premten e Zezë, nuk do të vdesë kurrë.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Z. Gramoz Ruçi.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Gramoz Ruçi, duke folur për vlerën dhe rëndësinë e kësaj konference, shtroi pyetjen  “Përse harmoninë fetare, si një ndër krenaritë tona kombëtare, nuk kemi mundur ta shtrijmë në jetën e marrëdhëniet politike?

Hipoteza ime është se kjo lidhet me mënyrën se si janë ndërtuar nga njera anë botëkuptimet e institucionet fetare dhe nga ana tjetër botëkuptimet e institucionet politike. Më konkretisht, besimtarët shqiptarë janë më shumë besimtarë të fesësesa anëtarë të institucioneve fetare.

Pra, idetë, ndjenjat dhe vlerat fetare mbizotërojnë mbi përkatësinë dhe anëtarësinë në institucione.

Ndërkohë, në sferën tjetër të jetës, në atë politike, kemi një tjetër situatë: simpatitë, përkatësitë dhe anëtarësia në institucionet politike, këtu kam parasysh në rradhë tëparë partitë politike, mbizotëron mbi ndjenjat, pikëpamjet e vlerat demokratike.

Ndërsa besimtarët besojnë te Zoti dhe vlerat, politikanët besojnë më shumë te partitë sesa te vlerat e demokracia si sistem.

Shprehja e njohur “Kisha jote është edhe kisha ime”, në Shqipëri është plotësuar me  mësimet që vijnë nga bashkëjetësa jonë: “Xhamia jote është dhe imja. Teqeja jote është dhe imja.”

Por për analogji, shumë rrallë mund tëndodhë që dëgjojmë dy partiakë shqiptarëtë pranojnë se “Partia jote është dhe partia ime”.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriut Z. Telat Xhaferri

Duke marrë fjalën, në konferencë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriut Z. Telat Xhaferri tha se paqja, është vlerë thelbësore, e drejtë universale dhe e domosdoshme për gjithë njerëzimin, pa dallim feje, përkatësie etnike, race, gjinie, kulture, shtrese sociale, ekonomike dhe çfarëdo kategorizimi tjetër. Mbi të gjitha dhe absolute është përkatësia dhe të drejtat dhe liritë universale të njeriut të cilat duhet të mundësohen dhe të praktikohen njëlloj për të gjithë dhe nga gjithë. Privimi i ndonjë të drejte apo lirie, natyrisht  sjell deri në pakënaqësi.Në qoftë se ky privim zgjerohet, me përfshirjen e grupit gjithnjë më të madh të pakënaqurve, atëherë kjo do të reflektojë me konflikte me përmasa të gjera, me ndjenjë diskriminimi dhe nënçmimi. Atëherë natyrisht, shndërrohet në rezistencë të bashkuar, ndaj autoriteteve qeveritare, ndaj grupeve tjera religjioze, ndaj bashkësive etnike me përkatësinë e tyre fetare dhe ndaj secilit i cili paraqet rrezik me mosrespektimin e të drejtës për praktikimin e fesë së caktuar. Praktimi i një feje, kurrë nuk guxon të jetë në dëm të një feje tjetër, kurrë nuk guxon të jetë me diskriminimin e një feje tjetër. Natyrisht se edhe liria e fesë u nënshtrohet rregullave të përgjithshme të cilat vlejnë për të gjithë qytetarët dhe gjithmonë duhet të jenë në vijë të njëjtë me kushtetutën, ligjet aktuale dhe në esencë, nëse e analizojmë thellë, në vijë me të drejtat dhe liritë universale të përgjithshme të pranuara.

Kryetari i KMSH Hirësia e Tij e Naltë H. Bujar Spahiu

Në besimin tonë, tha Kryetari i KMSH H. Bujar Spahiu se paqja është një mbretëri në zemra.

Rruga për të bashkuar njerëzit është një prej rrugëve të mëdha në të cilën Zoti u dhuron sukses njerëzve në këtë botë dhe është mënyra e vetme për ta bërë shoqërinë më të paqtë dhe më të dashur.

Kurani na këshillon që të njihemi dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Në ajetin 13 të Sures Huxhurat thuhet: O ju njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin.

Profeti Muhamed thoshte: “Mëshironi në tokë që t’ju mëshirojnë ata në qiell!”, apo “Mysliman është ai, prej dorës dhe gjuhës të së cilit të tjerët janë të sigurt”.

Islami i këshillon ndjekësit e tij të falin sa më shumë të jetë e mundur dhe të mos bien pre e ndjenjave të urrejtjes, mërisë ose hakmarrjes.

Kryepeskopi Anastas.

E kundërta e paqes nuk është lufta, theksoi Kryepeskopi Anastas, por egocentrizmi: ai individual, kolektiv, etnik, racor. Egocentrizmi mobilizon forma të shumëllojshme dhune, të cilat e vrasin paqen me mënyra të ndryshme. Ky është frymëzuesi dhe ushqyesi i konflikteve, qofshin këto vogla ose të mëdha, të cilat i bombardon me urrejtje të vazhdueshme.

Antidoti ndaj egoizmit nuk janë moralizimet me fjalë përgjithësuese dhe inkurajuese. As formulimet juridike dhe mekanizmat e shtypjes. Ky antidot është fuqizimi i dashurisë, i një dashurie shumëdimensionale, praktike, të painteres, që nuk njeh kufij, paragjykime dhe çdo lloj tjetër diskriminimi. Pikërisht këtu gjendet mundësia e jashtëzakonshme dhe kontributi i një ndërgjegjeje fetare të shëndetshme. Ky antidot, madje edhe në kushtet e konflikteve afatgjata, fal fuqinë e faljes dhe të pajtimit. Si përfundim, fuqia e dashurisë fiton mbi dashurinë për pushtet, që shkatërron planetin.

Mons. George Frendo O.P.

të injorosh besimin do të thotë të nënçmosh vetë jetën njerëzore. Në të vërtetë, feja depërton në të gjitha sferat e jetës njerëzore. Mons. George Frendo, kërkoj që  askush nuk mund të përmirësojë marrëdhënien e vet me Zotin pa përmirësuar marrëdhënien e vet me të tjerët. Një besim autentik na mëson si të ndërtojmë një botë më të denjë për njerëzimin që të mund të jetojmë në të. . Besimet autentike janë për marrëdhëniet e mira me të tjerët, për paqe e drejtësi. Në Librin e Daljes ne lexojmë: ” Mos e shfrytëzo as mos e shtyp të huajin, sepse edhe ju qetë të huaj në dheun e Egjiptit. Në Kuran ne lexojmë: “Kushdo që fal fyerjet dhe ndërmerr rrugën e paqes do të shpërblehet nga Hyji” (42, 40); “Shpaguani të keqen me diçka më të mirë dhe do të shihni se dikush që është larg nga ju sepse është armik do të bëhet mik i vërtetë” (41, 34).

“Besimi mishëron vlera të gjithmbarshme të cilat, nëse i shpreh siç duhet, do të ndihmojnë të prodhojnë pikërisht një gjendje krejt në kundërshtim me tmerret të cilat kemi përjetuar”. “Dialogu ndërfetar është i themeluar mbi respektin e ndërsjelltë, por edhe mbi sinqeritetin dhe guximin. Roli i tij nuk është të rrafshojë ndryshimet, por që t’i shohë ato si një mjet që ndihmon për të krijuar mirëkuptim të ndërsjelltë, respekt dhe pasurim.

Kryegjyshi Botëror,  Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Askush nga oazet e paqes tek ne, tha ndër të tjera Kryegjyshi Botëror, H. Dede Edmond Brahimaj, as synitë, as katolikët, as të krishterët ortodoks dhe as bektashinjtë, në asnjë moment të bashkëjetesës nuk kemi deklaruar pronësinë ekskluzive të së vërtetës, të bindur se e vërteta e vetme i takon vetëm Krijuesit dhe Ai, përpara çdo dasie apo mërie ka parapëlqyer unitetin. Në indin kulturor të besimtarëve shqiptar, kjo aksiomë është ngulitur thellë. kur fshehurazi nëpër shkollat e Krujës shpërndahej ashurja e bektashinjve, nëpër shtëpitë tiranase shpërndahej hallva në netët e mira dhe vezët e ngjyra të krishterëve shpërndaheshin anë e kënd vendit në ditët e pashkëve. Ky solidaritet i fshehtë njerëzor, mundi të perceptohet vetëm prej ndjenjave të ngarkuara me dashurinë hyjnore.

Imam Aliu “Zoti nuk u ndau robve të Tij, diçka që të çmohej më shumë se inteligjenca.” Duke mësuar për Zotin e  Lartë, nxjerrim në pah inteligjencën në funksion të paqes e mirësisë në gjithë botën.

Presidenti i vëllazërise Ungjillore Z. Ylli Doçi

Konsensusi ndërfetar Shqiptar, citoi Presidenti i vëllazërise Ungjillore Z. Ylli Doçi, meriton emrin “paqja para fesë” dhe kjo duket edhenga një deklaratë simbolike e përbashkët e gjithë Shqiptarëve në themel të konsensusit Shqiptar e përjetësuar me fuqi simbolike, në Himnin e Flamurit Kombëtar Shqiptar. Një nga strofat e këtij himni thotë: “Zoti vete e tha me gojë, ‘Kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë!’ Për këtë luftojme ne.”

Në këtë himn kemi shqiptarët që e deklarojnë veten një komb, i denjë për të luftuar të mbrohet kundër forcave përçarëse dhe asgjësuese dhe duket sikur është pikërisht feja që mund të ishte forca e parë përçarëse dhe asgjësuese e kombit tonë. Une besoj se mençuria Shqiptarë lidhur me fenë e ndryshme dhe jetën e përbashkët është shprehur këtu në mënyrë të përsosur: Shqiptarët kanë vendosur që një fe që do përçante vëllanë me vëllanë apo ajo fe që do bënte vëllain të vrasë vellain nuk do të jetë feja e tyre sepse nuk mund të jetë feja e Perëndisë së denjë për vendin më të lartë në zemrën e Shqiptarit.

Ferdinand Samarxhi, Mjeshtër i Madh

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb