TURQI

Presidenti i Këshillit të Atlantikut, Frederick Kempe ka vlerësuar ministren shqiptare të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për angazhimin dhe rezultatet e saj në këtë detyrë, duke u shprehur se ajo në një vit në krye të MIE ka bërë sa për 10 vjet punë. Ai ka shtuar se ministrja shqiptare ka qenë pjesë aktive e diskutimeve dhe nismave të përbashkëta në fushën e energjisë.

Komentet e z.Kempe janë bërë gjatë konferencës ndërkombëtare “Perspektiva e Energjisë së Rinovueshme: Financimi, Investimi, Rregullimi dhe Teknologjitë e reja”, organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Këshilli i Atlantikut.

Ky vlerësim vjen pas një sërë takimesh të rëndësishme që ministrja Balluku ka pasur muajt e fundit me zyrtarë amerikanë të energjisë, ku më i rëndësishmi ishte ai me Sekretarin Amerikan të Energjisë, Dan Brouillette. Ndërkohë që amerikanët kanë shprehur një interesim të drejtpërdrejtë për shpërndarjen e gazit të lëngshëm me kontenierë në vendin tonë, një projekt që mund ta kthejë Shqipërinë në një qendër të shpërndarjes së LNG në gjithë rajonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb