Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri, duke theksuar se vendi ka bërë një progres të shkëlqyer në realizimin e reformave.
Ajo shtoi se shtetet anëtare janë të angazhuara për të shënuar më shumë përparim, duke plotësuar kriteret e nevojshme. Kos nënvizoi se Shqipëria ka dëshmuar se ndryshimi pozitiv është i mundur dhe se BE e vlerëson progresin e vendit.
Ajo theksoi që synohet përmbyllja e grup-kapitujve deri në vitin 2027, përfshirë çështje të rëndësishme si mjedisi dhe energjia.
Marta Kos: Shqipëria ka bërë një përparim të shkëlqyer. Shtetet anëtare janë të përkushtuara që të shënojnë progres, kur plotësohen kriteret. Autoritetet shqiptare kanë çuar reformat përpara. Shqipëria po tregon se ndryshimi pozitiv është i mundur dhe se BE e vlerëson progresiv pozitiv.
Duam të mbyllim grup-kapitujt brenda vitit 2027. Kemi grup-kapitullin për mjedisin dhe ne duam që të ulet ndotja e ajrit, energjia do të ndihmjë në konkurrueshmërinë e drejtë.
