Mbretëresha Elizabet i është bashkuar konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike.

Nëpërmjet një video-mesazhi, ajo ka bërë thirrje për për të vepruar, duke u shprehur se tashmë nuk është koha për fjalë pasi është e domosdoshme që të fitohet beteja klimatike.

Drejtuar udhëheqësve COP26 , Mbretëresha u kërkoi atyre të marrin përgjegjësitë dhe të ngrihen  mbi politikën dhe të mendojnë për ardhmen, për fëmijët dhe nipërit .

“Nuk është më koha për fjalë për të fituar betejën klimatike, por duhen vepra. Liderët duhet të tregohen “shtetarë të vërtetë” , të ngrihen mbi politikën për t’i dhënë vendit një të ardhme më të sigurt dhe një qëndrueshmëri planetit. Askush nuk jeton përgjithmonë, por duhet të mendojmë për fëmijët dhe nipërit”, ka thënë më tej Mbretëresha Elizabet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb