“Më shumë se 80 vende i janë bashkuar nismës globale për të reduktuar me 30% emetimet e metanit deri në vitin 2030”, kështu është shprehur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në konferencën për krizën klimatike të mbajtur në Glasgow.

Ajo gjithashtu u shpreh se reduktimi i gazit të fuqishëm me një të tretën nga nivelet e vitit 2020 do të ngadalësojë menjëherë ndryshimet klimatike, ndërsa shtoi se 1 miliardë euro do të investohen për angazhimin global ndaj pyjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb