GJERMANI

Presidenti Ilir Meta do të jetë i pranishëm në Konferencën për Sigurinë, e cila zhvillohet në Mynyh të Gjermanisë më 15-17 shkurt 2019.. Ka qenë vetë presidenti Meta, ai që ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.  Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Kreu i Shtetit  ndan edhe një foto nga qyteti i Gjermanisë,  Mynihu.

“Të dashur miq!
Ilir Meta

“Përshëndetje nga Mynihu, në prag të Konferencës për Sigurinë”, shkruan Meta.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me ftesë të Kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Ambasadorit Wolfgang Ischinger, do të marrë pjesë në Konferencën që organizohet, më 15-17 shkurt 2019.

Në këtë edicion të 55-të të Konferencës, pritet që të diskutohen dhe debatohen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale botërore, sfidat e rendit liberal botëror, multilateralizmi, marrëdhëniet transatlantike e kërcënime e reja për paqen dhe sigurinë në botë.

Konferenca ka si objektiv kryesor ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet. Gjatë pjesëmarrjes në Konferencë, Presidenti Meta do të takohet me homologë e personalitete pjesëmarrëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb