Gjermania do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare me Rusinë, Turqinë dhe Francën, në muajin tetor, për të diskutuar konfliktin në Siri, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Takimi do të përqendrohet në situatën kritike që mbretëron në Idlib, bastionin e fundit të rebelëve në Siri, tha Merkel, në një konferencë për media në Berlin, së bashku me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Rusia, aleate e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe Turqia, e cila mbështet disa fraksione të rebelëve, kanë arritur ditë më parë marrëveshje për krijimin e një zone të sigurt në Idlib, e cila i ka zbutur shqetësimet për një ofensivë masive të forcave qeveritare dhe aleate në zonë.

Ankarja ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për të parandaluar konfliktin e mëtejshëm në Idlib, kryesisht për shkak të fluksit të ri potencial të refugjatëve në Turqi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb