Një konferencë shkencore për mitet e krijuara nga propaganda gjatë regjimit komunist, u mbajt në Tiranë. Profesorë nga universitetet shqiptare dhe universitete europiane, morën pjesë me studime që nxorën në pah mitet e rreme.

“Romani ‘Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave’ u censurua dhe u botua më vonë. Komunizmi e dinte se veprat e Kadaresë edhe pse kishin mitin e qëndresës, kundër osmanëve, kishin elemente që një lexues i vëmendshëm i interpretonte si kritikë që i bëhej regjimit së brendshmi”, tha Sulstarova.

Konferenca u mbajt në kuadër të Edicionit të 7 të ditëve të kujtesës, që këtë vit kanë temë pikërisht mitet dhe iluzionet me të cilat ushqehej popullsia gjatë diktaturës. Për drejtuesin e institute të studimit të krimeve dhe pasojave, vetë partia që udhëhiqte shtetin, ishte e paligjshme.

“Më 1946 kuvendi popullor miratoi një ligj që lejonte krijimin e partive politike. Në bazë të këtij ligji, partitë duhej të regjsitroheshin dhe Partia Komuniste nuk e bëri asnjëherë, ndaj ishte e paligjshme”, -tha Celo Hoxha.

Mitet e krijuara u trajtuan në disa prizme në konferencën e ogranizuar nga IDMC, nga mitet politike, te kulti I individit, mitet ne art, heronjtë e debatueshëm, dhe miqtë e armiqtë në dy kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb