TIRANE- Konfindustria e ka kërkuar qeverisë dhe klasës politke të vendit që të nisin sa më parë diskutimet për Paketën Fiskale 2016. Në një deklaratë për mediat, administratori i përgjithshëm i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, shprehet se është me rëndësi nisja e debatit me grupet e interesit për përmirësimin e draftit të kësaj pakete.

Sipas Konfindustria-s, “drafti i paketës fiskale 2016 në diskutim në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë, është në kundërshtim me interesat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, prodhimit vendor, mjedisit të biznesit dhe pengues edhe për vetë synimet afatshkurtra buxhetore të Qeverisë”.

“Nderlikimi i tejskashem i sistemit fiskal me perjashtimet mbeshtetur ne parimin e deshtuar te qarkullimit vjetor ne nen dhe mbi 5 dhe 8 milion leke/vit, qe shumfishon trysnine per evazion fiskal dhe korrupsion, shtimi i taksave te reja si 10% e primit te sigurimeve pa prekur rregullimin e sektorit, vendosja e takses ndaj makinave te ashtuquajtura “luksoze” pa marre parasysh vleren e tyre, goditja ndaj masave mbrojtese te prodhimit vendor dhe favorizimi i importeve ne industri te rendesishme, etj., flasin qarte per problematiken e draftit te paketes fiskale 2016 dhe domosdoshmerine e permiresimit te saj.

Konfindustria vlereson, se ne kushtet kur deshtimet e paketave fiskale te 2 viteve te fundit, shprehur qarte ne ritmet e ulta te rritjes se PPB, goditje ne fuqine konkuruese te vendit ndaj terheqjes se investimeve te huaja si dhe mosrealizime te ndjeshme ne vazhdimesi te te ardhurave buxhetore, pritshmerite ishin, qe paketa fiskale 2016 duhet te ndryshonte thelbesisht nga paraardheset”, thuhet më tej në deklaratën e Konfindustria-s.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb