Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas lajmit se varianti Delta i virusit po qarkullon në Shqipëri.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ajo thotë se tanimë kërkohet respektim rigoroz i masave parandaluese, si dhe izolim i menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi i virusit COVID-19.

Mbi të gjitha, ajo apelon qyqarët që të vaksinohen, si e vetmja “armë” për të frenuar përhapjen e virusit në vend.

Postimi i Ogerta Manastirliut:

Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!

#VaksinohuSOT
#KohaËshtëTANI
#ShqipëriaBuzëqesh?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb